Asambleisti i PDK-së në Prizren i kundërpërgjigjet Haskukës

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Getoar Besimi, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Besimi nëpërmjet telefonit i tha Klan Kosovës se ai nuk është agresori por viktima.

“Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mi. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë ” tha Besimi.

Kuvendari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren shtoi se ndihet keq nga deklarata e kryetarit Haskuka lidhur me rastin.

“Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore”- theksoi Besimi

Ai paralajmëroi se kundër kryetarit Mytaher Haskuka do të iniciojë padi civile.

Ky është postimi i kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, lidhur me këtë ngjarje.

Të ngjashme