Asambleistja e AAK-së i bashkohet PDK-së në Prishtinë

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Asambleistja Arbnora Ajeti nga sot do të jetë pjesë e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës.

Këtë gjë e ka konfirmuar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai tha se Ajeti i është bashkuar grupit të PDK-së pasi dha dorëheqje nga AAK-ja.

“Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti. Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit”, ka njoftuar ai.

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen në PDK, Arbnora!

Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti.

Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.

#PrishtinaNaBashkon ka qenë motoja e fushatës tonë zgjedhore – Prishtina na bashkon do të jetë edhe motoja ynë qeverisëse, deri në ndërtimin e një qyteti të gjelbër e digjital.

Të ngjashme