Asambleistja e PDK-së në veri të Mitroviës: Vendimi i Presidentit për zgjedhje, i matur

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Gonxhe Çaushi, asambleistja shqiptare nga radhët e PDK-së në komunën e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se vendimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të mbahen zgjedhje në Veri të vendit është i drejtë.

Çaushi tha se pati mjaftueshëm kohë për komunitetin serb për ta pasur mundësinë që të qeverisin në komunat e tyre.

”Vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e shoh krejtësisht të matur duke marrë parasysh që iu ka dhënë mjaft kohë komunitetit serb të reflektojnë për të qeverisur në komunat e tyre”, transmeton Klan Kosova.

”Kërkesat e qytetarëve dhe problematikat e tyre janë në baza ditore, mungesa e kryetarit të komunës është jonormale dhe pati ndikim por situata ka qenë e qetë”.

”Nevojat e qytetarëve kanë qenë në baza ditore dhe me kërkesat e tyre janë marrë stafi administrativ”.

Asambleistja e PDK-së në Veri të Mitrovicës, Gonxhe Çaushi, nuk pohoi nëse ajo edhe kësaj radhe do të kandidojë për postin e kryetares.

”Është çështje e brendshme partisë, shohim ditëve në vazhdim se si do të qëndrojmë”.

”Nuk jam përgatitur sepse kandidatura për kryetare ndërlidhet me disa çështje të brendshme të partisë dhe faktorë të tjerë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme