Asambleja e NATO-s i shkruan letër falënderimi Xhavit Halitit për bashkëpunimin 12-vjeçar

Prishtinë | 27 Tet 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka pranuar një letër falënderimi nga ana e asamblesë së NATO-s, për bashkëpunimin që ai e kishte me ta.

Në letrën falënderimi të NATO-s, për Halitin, ky i fundit, falënderohet për angazhimin dhe siç thuhet shërbimin e shkëlqyer, që ka treguar ai ndaj tyre, për 12 vite me radhë si nënkryetar i Kuvendit.

Në letër, Asambleja e NATO-s, kërkon nga Xhavit Haliti, që ta vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, ani pse ky i fundit nuk është më pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu, i bëhet ftesë të merr pjesë në disa aktivitete të organizuara nga ana e NATO-s.

Letra e plotë:

I nderuar z Haliti,

Në emër të të gjithë kolegëve dhe miqve tuaj në Asamble, si dhe stafit të Sekretariatit Ndërkombëtar, dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin dhe shërbimin e shkëlqyer në Asamble gjatë 12 viteve me ne. Nën udhëheqjen tuaj, delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka fituar një zë aktiv në AP të NATO-së dhe ka pritur delegacione të panumërta të Asamblesë dhe ka qenë nikoqir i shumë takimeve. Do të na mungoni.

Do të ishte kënaqësi për ne nëse mbetemi në kontakt. Edhe pse nuk jeni më anëtar i Asamblesë ju mbeteni pjese e komunitetit tonë të zgjeruar të AP të NATO-së, dhe si i tillë, ju mund të vazhdoni të keni një rol të rëndësishëm si Ambasador për Asamblenë tonë dhe Aleancën e NATO-së.Ju lutem ia dërgoni Roberta Calorio (Shef për Marrëdhënie me Delegacionet dhe Komunikim në Sekretariatin Ndërkombëtar ([email protected]) një e-mail adresë nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij komuniteti të zgjeruar të AP të NATO-së.

Dëshiroj t’ju inkurajoj të vazhdoni të ndiqni punën tonë në platformat e ndryshme mediatike të AP të NATO-së dhe t’i shfrytëzoni raportet e shkëlqyera të Asamblesë dhe dokumentet tjera politike.

Ju uroj gjithë të mirat dhe ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni në rast se ju duhet asistenca e Asamblesë.

Gjithë të mirat!

Të ngjashme