Asamblisti i LDK-së në Podujevë i bashkohet Vetëvendosjes

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Bahri Blakçori i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se anëtarin më të ri të partisë e kanë mirëpritur së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin dhe drejtorin e arsimit Avni Fetahun.

Postimi i plotë i Kurtit:

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!. 

Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.

Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme