Asamblisti i PDK-së, Mimoza Kusarit pasi iu sulmua djali nga qentë: Populizmi i partisë suaj nuk e zgjodhi këtë problem

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka reaguar pas lajmit se djali i deputetes së VV-së, Mimoza-kusari Lilës, është sulmuar nga qentë endacakë.

Retkoceri ka shkruar në Facebook se sulmi i djalit të Kusari-Lilës nga qentë nuk e bën këtë dukuri të re, e as më të dhimbshme.

Sipas tij, kjo shpërfaq mospunën e Vetëvendosjes, që ka udhëhequr Komunën e Prioshtinës 6 vite.

“Sulmi që iu bë djalit të Mimoza Kusarit-Liles, nga qentë endacakë, nuk e bën këtë dukuri të re e as më të dhimbshme.

Përkundrazi, shpërfaq mos punën e partisë  e cila ka udhëhequr e menaxhuar me Komunën e Prishtinës për 6 vite, Vetëvendosjes, e të cilës parti i takon Mimoza Kusari. Keqardhje për sulmin në fjalë, ndërkaq që sulmet nga qentë endacakë në Prishtinë janë bërë rrezik serioz për çdo fëmijë”, ka shkruar ai.

Retkoceri thotë se populizmi i VV’së nuk e ka zgjidhur problemin e qenve endacakë në Prishtinë.

“Populizmi dhe retorika e partisë tuaj Mimozë, nuk e zgjodhi këtë problem, ashtu siç nuk zgjodhi shumë probleme të tjera të qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Retkoceri.

Ndryshe, shefja e deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se gjendja e djalit të saj është e mirë, derisa ka publikuar edhe një fotografi me të.

“Edoni dhe ne familja ju falënderojmë për kujdesin e mbështetjen tuaj, për mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ne kemi kaluar natën pa dhimbje dhe jemi zgjuar me disponim të mirë. Shëndet e gjithë të mirat për të gjithë e në veçanti për fëmijët”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, për shkak të kafshimit që kishte marrë nga qentë endacakë, djali i saj ishte dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme