Asistenti i Rexhep Selimit i kërkon Hisen Berishës t’i publikoj emrat e personave që kanë kërkuar garanci nga shtetet

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, i ka reaguar ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i cili ka thënë se disa shtete të botës kanë dhënë garanci ndaj Gjykatës Speciale, për t’u mbrojtur në heshtje ish-krerët e UÇK-së.

Ai i drejtohet, Hisen Berishës, duke i thënë që të mos manipuloj me opinionin publik, por, sipas tij, t’i publikoj emrat se cilët persona kanë kërkuar garanci nga ato shtete.

“Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ti Hisen Berisha

Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion!

Pergjigju, pergjigju drejt e mos manipulo ma!

Të ngjashme