ASK publikon statistikat e Hotelerisë për tremujorin e dytë 2019

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2019, shkruan Ekonomia Online.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019 (TM2 2019), pjesë e anketës ishin 216 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM2 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) është 68 251 prej tyre 35.33% janë vendorë dhe 64.67% janë të huaj, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 115 501 prej tyre 39.70% nga vendorët dhe 67.39% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 27 563 vizitorë dhe 47 534 net-qëndrimi.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat e Hotelerisë, vizitoni:http://ask.rks- gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme