“Askush, kurrë nuk do të mund të mohojë UÇK-në, Adem Jashari dhe UÇK janë një, të pandashëm”

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Leotrim Berisha, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit nuk e ka përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në seancën solemne për ditën e çlirimit.

Ai ka shkruar në “Facebook”, se askush, kurrë nuk do të mund të mohojë UÇK-në. Zyrtari i Nismës thotë se UÇK dhe Adem Jashari janë një, të pandashëm.

“E pafalshme për kryetaren e Kuvendit që në fjalimin e saj të gjatë nuk e përmendi asnjëherë Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës, e cila është më mëritorja për çlirimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

Adem Jashari ka qenë komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk mund t’ia njohësh meritat kryekomandantit, e ta injorosh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK dhe Adem Jashari janë një, të pandashëm. E pafalshme për kryetaren e Kuvendit që në fjalimin e saj të gjatë nuk e përmendi asnjëherë Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës, e cila është më meritorja për çlirimin e vendit. Hyrjes së NATO-s në Kosovë i ka paraprirë lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Askush, kurrë nuk do të mund të mohojë UÇK-në. UÇK është artikulimi i përpjekjeve të brezave të tërë që luftuan për lirinë e vendit. Përjetë mirënjohës UÇK-së!

Të ngjashme