“Askush nga koalicioni PDK-LDK s’ka biseduar me Listën Serbe për ushtrinë”

Prishtinë | 20 Mar 2017 | 12:46 | Nga

Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës Nenad Rashiq ka thënë se Presidenti Thaçi dhe njerëzit e skenës politike në Kosovë duket se e kanë humbur rrugën.

Ky koment i tij vije si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Thaçit se ndërkombëtarët mund t’i bindin serbët për ta votuar ushtrinë e Kosovës.

Rashiq po ashtu ka thënë se partnerët e koalicionit (PDK-LDK) asnjëherë s’kanë biseduar me Listën Serbe për formimin e ushtrisë dhe se po e çuditin zhvillimet që po ndodhin rreth kësaj teme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme