Njëri nga autorët e studimit që flet për rrëzimin e Kurtit, jetoi dhe punoi në Moskë për 13 vjet

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Samuel Green, është njëri nga katër autorët të porositur nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), për të përgatitur një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor, shkruan Insajderi.

Green është publicist rus. Ai është drejtor i “Russia Institute” në “King’s London”.

Para se të transferohej në Londër, Green jetoi dhe punoi në Moskë për 13 vjet, së fundmi si drejtor themelues i Qendrës për Studimin e Medieve të Reja dhe Shoqërisë në Shkollën e Re Ekonomike, dhe para kësaj si zëvendës drejtor i Qendrës Carnegie Moscoë.

Ai ka të shkruar dy libra ndërsa, libiri i tij më i fundit është “Putini kundër Popullit: Politika e Rrezikshme e një Rusie të Ndarë (Yale University Press, bashkëautor me Graeme Robertson). Libri i tij i mëparshëm ishte Moska në Lëvizja: Fuqia dhe Opozita në Putinin Rusia (Stanford University Press, 2014). Ai është kryeredaktor i Politikës dhe Drejtësisë Ruse.

Samuel Green, Gregory Asmolov, Adam Fagan dhe Borjan GJuzelov janë katër autorët që u porositën nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), për të përgatitur një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.

Një studim prej 103 faqesh i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian me titull “Hartimi i Lajmeve të Rreme dhe Dezinformimi në Ballkani Perëndimor dhe Identifikimi i Mënyrave efektive kundër tyre”, përfshihet edhe Kosova në dy faqe.

Ky studim që tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020, shpjegon se si funksionoi kjo dukuri edhe në Kosovë.

Sipas dokumentit të këtyre katër autorëve shpjegohet se si angazhimi i administratës Trump me vetëm një postim në rrjetin social Tëitter, bëri që Qeveria e Kosovës, atë kohë e udhëhequr nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje të rrëzohej.

Raporti i katër autorëve në pjesën ku flet për Kosovën bazohet në disa citime nga media që një kohë është financuar nga Haki Abazi, ish-zëvendëskryeminsitri i Albin Kurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme