Autoritete serbe ndalojnë sërish dy zyrtarë serbë nga Kosova, reagon Haradinaj

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Autoritet serbe kanë ndalur dy zyrtarë serbë nga Kosova tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme