Autoritetet franceze “janë duke shqyrtuar” ekstradimin e Haradinajt në Serbi

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 09:55 | Nga

Autoritetet gjyqësore franceze tani janë duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë, për ekstradim të Ramush Haradinajt, pas ndalimit që iu bë dje atij nga policia, shkruajnë sot mediat franceze.

Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë të mërkurën në përgjigje të një urdhër arresti ndërkombëtar për krime të luftës të paraqitur nga Serbia.

Ai u arrestua pas mbërritjes së tij nga Prishtina në aeroportin e Basel-Mulhouse-Freiburg, që ndodhet pranë kufirit zvicerane dhe gjermane, kanë thënë burime të afërta me hetuesit francez.

Të ngjashme