Autostrada “Arbën Xhaferi” përfundon në fund të vitit 2018

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 17:27 | Nga

Ekzekutivi do të vazhdojë t’i mbetet borxh kompanisë ndërtuese në mungesë të buxhetit të mjaftueshëm për shkak të mos-rishikimit të buxhetit dhe ndryshimit të disa ligjeve.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Bechtel& Enka” për përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2018.

Ministri Lekaj ka deklaruar se qeveria është zotuar të përmbushë obligimet ndaj kompanisë ndërtuese, ndërsa zyrtarë të kësaj të fundit kanë dhënë garanci se projekti i autostradës do të përfundojë në fund të 2018-ës.

Për shkak të krizës politike, ekzekutivi do të vazhdojë t’i mbetet borxh kompanisë ndërtuese në mungesë të buxhetit të mjaftueshëm për shkak të mos-rishikimit të buxhetit dhe ndryshimit të disa ligjeve.

 

Të ngjashme