Autostrada Prishtinë-Pejë do të emërohet “Adem Demaçi”

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 14:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu edhe për emërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë Autostrada me emrin e Demaçi si dhe propozimin për të emëruar Parkun e qytetit të Prishtinës “Parku Adem Demaçi”.

Me nderime të larta shtetërore është varrosur të shtunën në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, veprimtari i njohur politik dhe aktivisti për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi. Ai vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82-vjeçare.

Të ngjashme