Avdullah Hoti dënon sulmin kundër ambasadës franceze në Burkina Faso

Prishtinë | 03 Mar 2018 | 09:25 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin kundër ambasadës së Francës në Burkina Faso, të cilin autoritetet atje e cilësuan si akt terrorist.

“Ngushëllime familjeve të viktimave dhe popullit mik francez për sulmin terrorist në Ambasadën Franceze në Burkina Faso. Prezenca kudo nëpër botë e ambasadës, qytetarëve dhe forcave franceze kontribuon për një ambient më të mirë për të gjithë”.

“Sulmi ndaj tyre është krim ndaj popullit francez dhe ndaj vetë shoqërisë dhe qytetarëve të shtetit ku këto forca janë të vendosura”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook

Qeveria e Burkina Fasos ka njoftuar mbrëmë se së paku tetë ushtarë kanë mbetur të vdekur gjithashtu edhe tetë sulmues – katër në Ambasadë dhe katër tek selia qendrore ushtarake,

Mediat raportojnë se mund të ketë numër edhe më të madh të të vdekurve.

Sulmi së pari kishte ndodhur në Ambasadën franceze, për t’u pasur më vonë me sulmin tjetër./Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme