Avdullah Hoti e quan Shpend Ahmetin bashkëkryesues ‘dekorativ’ i ekipit negociues

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se bashkëkryesuesi i ekipit dialogues, Shpend Ahmeti, ka hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë.

Sipas tij, temat tabu në dialog janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit dhe aranzhimi kushtetues.

“Bashkëkryesuesi i ekipit dialogues ‘dekorativ’, Shpend Ahmeti, i paska hequr të gjitha temat tabu në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Kështu ka thënë Hashim Thaçi tash e një vit, se nuk ka tema tabu dhe se marrëveshja do të jetë e dhimbshme”.

Ai dhe kushdo tjetër, duhet ta dijë se temat tabu në dialog janë shtetësia e Kosovës, territori i saj, karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe aranzhimi kushtetues.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Avdullah Hotit në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme