Avdullah Hoti fton deputetët ta votojnë buxhetin

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka vizituar kompaninë “Eurometal” në Babush të Ri të Komunës së Ferizajt.

Hoti nga atje ka folur për dialogun me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“S’ka përçarje mes partnerëve të koalicionit. Procesi i dialogut është duke ecur në rrugë të mbarë, dje kam pasur edhe raportimin para deputetëve”.

“Ky dialog duhet të ecë në rrugën e njohjes reciproke”, ka thënë Hoti para mediave.

Hoti premtoi edhe mbështetje për biznese, derisa ftoi deputetët që gjatë javës së ardhshme ta votojnë buxhetin.

Të ngjashme