LDK-ja nominon Avdullah Hotin për kryeministër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e cila zgjati rreth tri orë, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka thënë se Avdullah Hoti ka marrë mbështetjen e Kryesisë për t’u mandatuar për kryeministër të Qeverisë së re.

“Sot e diskutuam në LDK çështjen e mandatarit tonë për kryeministër dhe këtë kandidat ia përcjellim Këshillit të Përgjithshëm”.

“Ishte kërkese e LDK-së që unë si kryetar i LDK-së ta marrë këtë përgjegjësi dhe unë e arsyetova këtë sepse nuk janë në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi. Duke u nisur nga nevoja që të kujdesem për veten për shkak të disa problemeve shëndetësore”.

“Kemi diskutuar për të gjithë emrat dhe kemi vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.

Për mungesën e Vjosa Osmanit në mbledhje, Mustafa tha se ka ajo qenë e ftuar dhe nuk e di arsyen e mungesës.

“Të gjithë anëtarët janë ftuar në këtë mbledhje, kanë munguar disa anëtarë dhe gjithashtu ka munguar Vjosa Osmani dhe ndoshta ka pasur ndonjë arsye që s’ka ardhur”.

“Ne nuk kemi pasur kohë që t’i thërrasim e t’i pyesim përse s’kanë ardhur”, tha Mustafa.

Mustafa, ka thënë se pozita e Vjosa Osmanit si kryeparlamentare e Kuvendit nuk i përbën problem partisë së tij.

“Sa për ne Vjosa Osmani mbetet kryetare e Kuvendit”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku edhe u vendos për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë.

Të ngjashme