“Avdullah Hoti ishte kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova”

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i shoqërisë civile, Albert Krasniqi, ka thënë se Avdullah Hoti ka qenë ndër kryeministrat më të mirë që ka pasur Kosova.

Hoti ka qenë kryeministër prej qershorit të vitit 2020 deri në dhjetor të po atij viti. Krasniqi ka thënë se Hoti është një njeri që ka dhënë kontribut politik për një kohë të gjatë në Kosovë.

“Mendoj që Avdullah Hoti është ndër kryeministrat më të mirë që ka qenë në Kosovë. Përmendma një afera korruptive. Cila është përgjegjësia e kryeministrit kur vidhet thesari”, ka thënë ai në Pressing.

Tutje Krasniqi ka shtuar se Hoti nuk e ka asnjë aferë korruptive.

“Një njeri që për aq gjatë ka qenë në politikë dhe nuk e ka të paktën asnjë aferë korruptive”, shtoi ai.

Të ngjashme