Avdullah Hoti ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët në këtë degë të LDK-së, për mobilizimin e strukturave.

“Jam i bindur që vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendi kthehet në normalitet dhe menaxhohet çdo sfidë. LDK-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në ballë të proceseve që Kosova të bëhet pjesë e vendeve euroatlantike”, tha kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është fitore për qytetarët e Klinës dhe të gjithë qytetarët  e Kosovës.
 Me vizionin dhe me listën e kandidatëve që ka, Lidhja Demokratike e Kosovës ofron programin më të mirë, për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Pjesë e këtij takimi me strukturat e LDK-së kanë qenë edhe kandidatët për deputet, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Ardita Dushi, Doruntina Maloku, Filloreta Berisha dhe Fadil Gashi.

Gjatë Vizitës në Klinë, Kryeministri Hoti, vizitoi një nga bizneset e këtij qyteti.


Pronari i fabrikës së dyerve dhe dritareve “8 Vëllezërit”, Xhavit Shala, e falenderoi kryeministrin Hoti për pëkrahjen që ka bërë për bizneset në këtë kohë pandemie.

Kryeministri Hoti, garantoi që në kuadër të masave te reja me pakon e rimëkëmbjes ekonomike, do të ndihmohen të gjitha bizneset, do të krijohen kushte sipas standardeve evropiane dhe siguri në punë.

Të ngjashme