Avdullah Hoti nesër e pret në takim kryediplomatin grek, Nikos Dendias

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, nesër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 09:30.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kosovë ka qëndruar Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, i cili ka zhvilluar takime ndaras me spektrin politik në vend dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

Të ngjashme