Avdullah Hoti: Sot Kurti nuk e shkarkoi Agim Veliun, por veten

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme ka nxitur reagime të ashpëra nga partia që drejton Isa Mustafa.

Ka reaguar edhe zëvëndëskryeministri, Avdullah Hoti, i cili thotë se Kurti sot nuk e ka shkarkuar Agim Veliun, por veten e tij, duke ikur nga përgjegjësitë në këto ditë të vështira për vendin.

Tutje Hoti ka thënë se vëmendja e LDK-së ka qenë tek menaxhimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo tek lojërat politike.

Përveç tjerash zyrtari i LDK’së ka thënë se në partinë që drejton Isa Mustafa resektohen mendimet ndryshe, por thotë siç duket një gjë e tillë nuk është e pranueshme për Albin Kurtin.

Hoti këtë reagim e ka bërë në kohën kur në selinë e LDK’së po diskutohet për situatën e re të krijuar pas vendimit të Kurtit për shkarkimin e Veliut.

Reagimi i plotë i Hotit:

Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike.

Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë.

LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë.

Duket qartë se Kurti nuk funksionin kështu. Keq për të.

Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore në një moment të vështirë për vendi

Të ngjashme