Avdullahu: Kjo Qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së Faton Avdullahu përmes një shkrimi në facebook ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë transparence sa i përket dialogut.

Ai tha se kjo qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin.

Sipas tij mallrat serbe janë duke u shitur më shumë se kurrë në Kosovë.

“Kjo Qeveri në qendër të dialogut ka vendosur asociacionin – ndërkohë ai vazhdon të jetë i mbështjell me mungesë transparence. Në qendër janë gjithashtu fjalët moralizuese të Kryeministrit në stilin e reperit politik ‘Serbia nuk kalon’ përkrahur nga fansa militantë të cilët si në koncert bërtasin ‘e vërtetë – e vërtetë’. Ndërkohë mallrat e Serbisë kalojnë dhe shiten në Kosovë më shumë se kurrë e Kosova në veri më pak e pranishme se asnjëherë më parë. Poshtë populizmi” ka shkruar ai.

Të ngjashme