Avdyli: Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por dikush ende mendon në hakmarrje personale duke bllokuar ligjin anti-COVID

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, ligji anti-COVID po pret në sirtar të Qeverisë.


Ai ka thënë se nuk është dhënë asnjë sqarim pse nuk po dorëzohet opinoni për këtë ligj dhe se ku është pengesa për kryeministrin Hoti dhe Isa Mustafën që ky ligj ka autore Vjosa Osmanin.

Avdyli ka thënë se kjo qeveri ka nevojë për këtë ligj që të mos shkelë Kushtetutën dhe të krijojë mekanizma legal për luftimin e pandemisë.

“Dhjetëra të vdekur e qinda të sëmurë por kurr s’do arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar një ligj që shpëton jetë.”, ka shkruar deputeti Avdyli në Facebook.

Ai bën apel tek kryetari i LDK-së dhe të tjerët që të dalin me një qëndrim që ky ligj të procedohet sa më shpejt në qeveri.

Avdyli ka bërë të ditën se nuk do marrë pjesë në seancën e radhës të Kuvendit për shkak të infektimit me koronavirus.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të ejten që vjen mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera . Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret nê sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Kryeparlamentaren Osmani.

Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit tê Covid 19. Ditët më tragjike sapo lamë pas . Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë.

Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë. Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë.

Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.

( më poshtë lexoni si do tentohet të miratohet Ligji në Kuvend me shmangje nga rregullorja. A patëm nevojë të vijmë në këtë deregje zoti Mustafa, Zoti Hoti)

Të ngjashme