Avdyli: Drejtësia dënoi luftëtarët e UÇK-së, harroi rastin e Ramadan Mujës

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 13:47 | Nga

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është habitur me shpejtësinë e dënimit të luftëtarëve të UÇK-së.

Ai thotë se drejtësia ndërkombëtare më shumë i ka dhënë rëndësi dënimit të luftëtarëve të UÇK-së, se sa atyre që janë përfshirë në korrupsion. Si shembull ka marrë rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe Nuhi Ukës.

“Derisa gjykatësit veçanërisht këta ndërkombëtar janë shumë të ” shpejtë” dhe ” agjil ” në dënimin e krimeve të supozuara të UÇK-së. Kjo gjë s’po ndodh me rastet e korrupsionit dhe keqpërdorimeve zyrtare”, thotë Avdyli.

“Nuhi Uka -përvetësues i dyshuar i tokave lëshohet si i pafajshëm , si dhe qindra raste të dokumentuara të paraqitura edhe nga mediat, po lëshohen të mbrohen në liri apo të pafajshëm”.

“Kur vjen puna e mbledhjes së paneleve të Gjykatësve të Apelit, e asaj të Supremes për rastin “Muja” , kryetari i dënuar i Prizrenin (mandati dyte si i dënuar) , po bëjnë sehir, po mbyllin sytë dhe po ia zgjatin mandatin një të dënuari dhe po marrin në qafë një qytet të tërë”.

“Asnjëherë ky sistem i drejtësisë nuk e ka pas prioritet luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetarëve”.

“A janë të njëjtit gjykatës dhe a është e njëjta drejtësi?

Kujt po i shërben ky sistem i drejtësisë, vetëm aludimeve të Serbisë për krime të UÇK-së?”, pyet Avdyli, shkruan PrizrenPress.

“Se politika ka ndërhyrë që të stërzgjatet procedura e Mujës, dhe ta përfundojë mandatin, po dihet botërisht, por së paku të mos i shitet popullit që drejtësia është e paanshme”.

“Gojën plotë shtet ligjor por kur vjen puna e dënimit e rasteve te korrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetarëve nuk janë të njëjtit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme