Avdyli: E kemi thënë edhe gjatë fushatës, taksa zëvendësohet me reciprocitet

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e partisë së tij, se në këtë kohë, taksa është më mirë të zëvendësohet me reciprocitet.

Ai në Frontal të T7, tha se LDK me parë e ka përshëndetur vendosjen e taksës, ndërsa për zëvendësimin e saj me masa reciproke ndaj shtetit serb, tha se kanë premtuar edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

“Taksa 100% është përshëndetur më parë, por tani jemi me një moment të ri. Qeveria e re, e ka bërë të ditur edhe me herët që do ta zëvendësojmë taksen me reciprocitet. E kemi mbështetur më herët, e ka pasur efektin e vet. Por tani, reciprociteti është masa e ardhshme e Kosovës ndaj Serbisë”, tha Avdyli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme