Avdyli e quan Edi Ramën “zëdhënës të Serbisë”

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista GUXO, Haxhi Avdyli, ka hedhur akuza të rënda drejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur “zëdhënës të Serbisë”.

Avdyli ka shpërndarë një artikull në profilin e tij në Facebook, ku Rama kërkoi mirëkuptim për Serbinë që nuk sanksionoi Rusinë.

Deputeti i VV-së shkroi tutje: “Paska fol zëdhënësi më i ri Qeverisë Serbe”.

Në opinion në Kosovë, kryeministri Rama viteve të fundit ka marrë kritika nga krerë institucionalë e partish. Veç disa ditë më parë, zëvendësministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte shpërndarë një postim ku Rama quhej proserb. Por kritika ka pas edhe për liderët e Kosovës për gjuhën e përdorur ndaj krerëve të Shqipërisë.

Të ngjashme