Avdyli kritikon PDK-në për mospunë në Shëndetësi

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila udhëheq me dikasterin e Shëndetësisë, ku sipas tij, këta të fundit, kishin “ndihmuar në shtimin e ikjes së mjekëve për punë jashtë shtetit dhe ikjes së pacientëve për trajtim jashtë shtetit”, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se me këtë rast, po bëhet edhe mbyllja e sallave operative nga papastërtia e lagështia.

“Për 2 vjet qeverisje të shëndetësisë nga PDK përveq shtimit të ikjes së mjekëve për punë jashtë shtetit, e ikjes së pacientëve për trajtim jashtë shtetit po i shtohet edhe suksesi i radhës- mbyllja e sallave operative nga papastërtia e lagështia. Valla e keni n-dreq!”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Të ngjashme