Avdyli: Qytetarët ta dërgojnë Isa Mustafën në pension, fatin e vendit e rrezikon për interesa personale

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po rrezikon fatin e vendit për interesa personale.

Avdyli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “ai nuk është në listë për deputet, por më 15 shkurt ai dhe një grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e një populli të tërë, siç e morën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete”

Lexoni të plotë postimin:

“Ku është Isa Mustafa

Ai tani rri i qetë diku, pa qarë kokën, derisa të tjerë kërkojnë votën për të. Ai s’është në lista për deputet, por me 15 shkurt ai dhe një grup pa legjitimitet, ka rrezik prapë ta marrin në dorë fatin e një populli të tërë, siç e morën në vitin 2019 duke torturuar një opinion të tërë me negociata pa fund për postin për President për vete.

Prandaj, më 14 shkurt duhet të dalim #KREJTdheDREJT në zgjedhje për ta shpëtuar Kosovën nga ky politikan që fatin e vendit e rrezikon për interesa puro personale. Më 14 shkurt pas 40 vite karrierë votuesi i LDK-së ka shans me votë të dërgoi z. Mustafa në pension, duke mos lënë Kosovën e ngulfatur nga ai. Ska dyshim që në mes 110 kandidatëve në LDK njoh plot djem e vajza të mira që meritojnë votën por më 15 shkurt ata që mund të zgjidhen s’vendosin asgjë as për koalicionet , as politika e mëdha për vendin. Vendos Isa me një grup të panjohur, krejt bazuar në interesa të tyre grupore.

Prandaj VOTA masive për ndryshim, krijon premisa për shpëtimin e LDK-së, por mbi të gjitha Kosovës nga politikanë të papërgjegjshëm, intrigant, shpifës manipulator, tinëzar, e jo legjitim si Isa Mustafa. Vota masive #KrejtdheDrejt127 është parakusht për QEVERI STABILE reformuese e zhvillimore, para një destabiliteti institucionale e politik, për teke të një njeriu që karrierën është dashtë ta mbyllë në vitin 1989 kur populli Kosovës shkeu librezat e Lidhjes komuniste e jo në vitin 2021 kur Kosova ballafaqohet me shumë sfida.

Kosova si ka borxh atij as askujt, po ai i ka borxh shumë qytetarëve brenda dhe jashtë i cili gëzoi tërë privilegjet nga vitet 80, pastaj në vitet 90 duke menaxhuar 3 %, duke mbajt tërë pozitat e duke humbur të tëra në zgjedhje. Ai ka përgjegjësi direkte që mbajti në pushtet disa parti tjera që ishin përgjegjëse për keqqeverisje e zhvatje.

Prandaj, Kosova ka nevojë për qasje të re me njerëz të parimor si Vjosa e Albini me Qeveri me duar të pastra, që mbajnë fjalën dhe punojnë për qytetarin e jo veç për rehatimin për vete në kolltuqe.

Edhe 5 ditë kur keni shansin për të votuar #krejtdhedrejt e për ta vendosur për një Kuvend e Qeveri stabile që svaret nga ambiciet e sëmura nga politikanë të së kaluarës. Vullneti juaj i treguar këto ditë në terren po flet që fitorja do jetë plebishitare, prandaj edhe ju disa që keni pak hezitime bashkohuni me NDRYSHIMIN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme