Avni Arifi deklarohet rreth shpenzimeve në Zyrën e Kryeministrit

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe Avni Arifi ka reaguar pas lakimit të emrit të tij për shpenzime gjatë kohës sa kishte punuar në Zyrën e Kryeministrit.

Arifi përmes një statusi në Facebook shkruan se shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin e tij dhe kartela që ai ka pasur.

“Qeveria në largim nuk kishte ministri për dialog siç kishte Qeveria e mëparshme e as fond të veçantë për bisedime siç kishte gjithmonë. Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që e kam pas. Po ashtu në disa raste fatura të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime. Për keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit, e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve. Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz është i kuptueshëm çdo konkluzion edhe kur është i pasaktë”, shkruan ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne shtypin ditor të Kosovës është lakuar emri im si protagonist i shpenzimeve gjatë qëndrimit tim 20 mujor në Zyrën e Kryeministrit. Dua të potencoj se këto nuk janë shpenzime të Avni Arifit e as vetëm të shefit të stafit të Kryeministrit por edhe të shefit pēr bisedime me Serbine. Qeveria në largim nuk kishte ministri për dialog siç kishte Qeveria e mëparshme e as fond të veçant për bisedime siç kishte gjithmonë. Shumë nga shpenzimet e dialogut që janë krijuar në vitin 2018 janë mbuluar nga ZKM nën emrin tim dhe kartela që une e kam pasë. Po ashtu nē disa raste fatura të ngjarjeve të përbashkëta të kabinetit janë mbuluar nga kartela ime.

Pēr keqardhje mënyra e sqarimit të shpenzimeve nga ana e Zyrës së Kryeministrit, e edhe më keq kategorizimi i shpenzimeve. Me një kategorizim të tillë tërësisht skandaloz ēshtë i kuptueshëm cdo konkluzion edhe kur është i pasaktë.

Të ngjashme