Avni Arifi: Kjo Qeveri është “kalbur” në kokë

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 09:39 | Nga

Anëtari i Kryesisë së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se “është e pakuptueshme dhe tërësisht jo racionale të ketë riformatim të kësaj Qeverie përderisa kryeministër mbetet Isa Mustafa”.

“Asnjë ministër apo zëvendës ministër nuk ka qenë më i dobët se Isa. Pa keqkuptim, asnjë ministër nuk ka pas ndonjë performancë për të mbajtur në mend por nëse ky kryeministër i thotë një ministri shko sepse ke performancë të dobët është për tallje. Edhe njëqind “riformatizime” le të bëhen por kjo qeveri kurrë nuk do të arrijë as minimumin e përformancës optimale. Është “kalbur” në kokë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme