Avni Klinaku: Pjesëtarët e UÇK-së, Vjosa Osmani nuk do me i pa me sy

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka komentuar deklarata të Presidentes së Kosovës pasi ajo nuk përmendi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në).

Klinaku tha se presidentja Vjosa Osmani nuk do me i pa me sy çkado që ka të bëjë me luftën.

Ai shtoi duke thënë se nuk duhet habitur që presidentja nuk e përmend UÇK-në, sepse çkado që ka të bëjë me luftën ajo nuk don me i pa me sy.

“Po habitem pse kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në! Mua sa herë që ajo i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy”, ka shkruar Kinaku.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Po habitem pse kaq reagime ndaj Presidentes që nuk e ka përmend UÇK-në! Mua sa herë që ajo i përmend demonstratat e 81-shit, të burgosurit politikë, Adem Demaçin e UÇK-në a çkado që ka të bëjë me luftën më vjen shumë mërzi se e di me siguri të plotë se ajo këto kategori nuk don me i pa me sy! Më duket një hipokrizi shumë e madhe. Diçka si me përmend Albin Kurti Ibrahim Rugovën.”

Të ngjashme