Avni Spahiu i jep fund detyrës së tij si ambasador në Turqi

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Avni Spahiu sot i ka dhënë fund detyrës së tij si ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.

Ai këtë post e kishte mbajtur për një periudhë kohore 7 vjeçare, duke përfaqësuar diplomacinë shqiptare në Ankara.

Njoftimin për këtë e ka bërë vetë Spahiu në llogarinë e tij në twitter, raporton Gazeta Express.

“Në një festë lamtumire e organizuar nga ambasadori Babur Girgin dhe kreu i Ministrisë së Jashtme të Turqisë për Evropën Lindore dhe ambasadorëve të tjerë, në fund të mandatit tim shtatë vjeçar në Ankara”, ka shkruar ai.

Pritet të shihet se kush do të jetë ambasadori i ri i Kosovës në Turqi./Express/

Të ngjashme