Avokati Gashi pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të Vetëvendosjes

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 16:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati Tomë Gashi ka thënë se për pak kohë Gjykata Kushtetuese do të vendosë masën e përkohshme të pezullimit të dekretit të presidenti Hashim Thaçi, për nominimin e Avdullah Hotit të LDK-së, për kryeministër.  

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai tha se pret që ky vendim të jetë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ditën e sotme gjykata ka kërkuar që deri në ora 12 që t’i dërgojnë përgjigje në kërkesën e VV-s ë. Tani mbetet për shumë pak kohë që Gjykata Kushtetuese ta bëjë publike vendimin e vet që ne besojmë se është në favor të lëvizjes Vetëvendosje”, tha Gashi për Ekonomia Online.

Ai është shprehur se Gjykata Kushtetuese e ka fare të lehtë të nxjerrë një vendim me të cilin do ta  pezullojë dekretin e presidentit Thaçi, sepse ky dekret është antikushtetues dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Ne faktikisht ditët e kaluara kemi parë që ka pasur letërkëmbim ndërmjet presidentit dhe kryetarit të LDK-së, mirëpo këto letra për cudi nuk janë bërë publike. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në atë pozicion sepse nuk ka mundur të ndërmarrë kurrfarë veprimi juridik deri sa presidenti të nxjerr dekrektin me të cilin u pa dje që në orët e vona në minutat e fundit të punë ai nxori dekretin për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ardhshëm të vendit.  Meqensë dekreti ka përmbajtur shumë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, atëherë VV-ja ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe ka kërkuar edhe masë të përkohshme”, tha Gashi.

Gashi thotë se nëse GjK nuk do të vendoste mund të gjendeshim në një situatë paradoksale me dy qeveri.

“Nëse gjykata Kushtetuese nuk do të vendoste, atëherë mund të vijmë në një situatë paradoksale që të kemi në të njëjtën kohë dy qeveri dhe meqenëse është caktuar seanca që të mbahet nesër në ora 13, atëherë detyrimisht Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë para ditës së nesërme, mirëpo të gjitha parametrat që gjykata kushtetuese do të vendosë sot që I bie për pak kohë dhe do të parandalojë mbajtjen e mbledhjes së nesërme në Kuvendin e Kosovës në një pikë e cila është caktuar më herët sepse kjo është jo kushtetuese. Nëse gjykata e nxjerr vendimin e pritur që dekretin e presidentit Thaqi ta anulojë respektivisht, atëherë ditën e nesërme nuk do të kemi takim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai sipas ligjit do të duhet të presim ditë të caktuara ndoshta edhe javë derisa Gjykata Kushtetuese përfundimisht ta bie vendimin. Njëherë për njëherë po flasim vetëm për masën e përkohshme që do të nxirret nga gjykata kushtetuese e lë qeverinë Kurti që të vazhdojnë punën e saj si qeveri në detyrë derisa të vendoset përfundimisht me një aktgjykim nga gjykata kushtetuese” shtoi ai.

Ai ka thënë se vendimi i Kushtetueses është obligativ dhe duhet të respektohet nga të gjitha palët.  Ai ka kritikuar LDK se i ka ndarë ministritë para se të vendoste gjykata duke e konsideruar punë të kryer.

“Meqenëse dje kanë ndodhur dy akte juridike që më herët nuk i kemi parë në këtë shpejtësi diku rreth orës 16:00,  presidenti Thaçi ka nxjerrë dekretin për nominimin e Avdullah Hotit si kryeministër të ardhshëm të vendit. Nëse votohet qeveria dhe kemi pasur më pak se një orë që Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar në gjykatën kushtetuese dekretin e presidentit.  LDK-ja pa pritur fare vendimin e gjykatës kushtetuese për masën e përkohshme i cakton resoret ministrore që I bie se është një presion I veçantë thuaje se kjo çështje është e përfunduar dhe gjithçka është në rregull. Asgjë nuk është në rregull derisa Gjykata Kushtetuese nuk do ta marrë vendimin përfundimtar sa i përket masës së përkohshme dhe është mënyra e taktizimit të tyre që ta konsiderojnë punë të kryer. Mirëpo Gjykata Kuhstetuese me profesionist fare lehtë do ta ketë të vendosë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimi i gjykatës është obligativ për të gjithë dhe duhet ta respektojë secili”,  shtoi Gashi.

Të ngjashme