Avokati i Gotovinës përfshihet në debatin për shkëmbim territoresh

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 16:34 | Nga

Avokati amerikan i gjeneralit kroat, Ante Gotovina, bëri një pyetje interesante në rrjetin social Twitter duke folur për idetë për shkëmbimin e Luginës së Preshevës për veriun e Kosovës.

Luka Misetic, një nga avokatët e famshëm të gjeneralit kroat Ante Gotovina që u bë i famshëm pas procesit dhe lirimit të Gotovinës nga Tribunali i Hagës, sot u përfshi në debatin e nisur nga Presidenti Thaçi për demarkacionin e kufirit me Serbinë.

Kështu Misetic, i cili është amerikan me prejardhje kroate, bëri një pyetje interesante se “nëse Kosova dhe Serbia me të vërtetë e arrijnë një marrëveshje për korrigjim të kufijve që sjell njohjen e Kosovës dhe karrigen në OKB, do të jetë interesant të shihet se cilat shtete do ta kundërshtojnë këtë”.

Misetic vazhdon se nëse ndonjë shtet I tillë e parandalon “marrëveshjen e paqes, atëherë me fjalët e Colin Pouell, ish Sekretarit Amerikan të Shtetit, këto shtete do të bëhen ‘pronare’ të problemit përgjithithmonë”.

Gotovina, sipas raportimeve të medieve, ka qenë shefi i ekipit që arriti fitore në arbitrazh në rastin e padisë së kompanisë Axos kundër qeverisë së Kosovës në çështjen e prvatizimit të dështuar të PTK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme