Avokati i Popullit për Ligjin e Pagave: Kushtetuesja të ketë në konsideratë interesin e nënpunësve

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 08:24 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, pret që Gjykata Kushtetuese të veproj duke pasur konsideratë  interesit e të punësuarve të sektorit publik, sa i përket vendimin për Ligjin për Pagat.

Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, duke komentuar shtyrjen e pezullimit të këtij ligji deri më 30 qershor, tha se ka pasur katër dhjetë ankesa nga subjekte të ndryshme e individ.

Sipas tij, këto ankesa nuk kanë qenë për rritjen e pagës, por për arsyeje të mosfigurimit të disa pozicioneve zyrtare në këtë ligj.

“Përmes neve është bërë një kërkesë në formë peticionit që të merren parasysh shqetësimet e punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pranua mbi 40 ankesa nga subjekte dhe individ të cilët e kanë vlerësuar trajtim të pabarabartë që iu është bërë përmes këtij ligji”.

“Ne kemi shfaq dhe shpërfaq këto ankesa të këtyre kategorive të zyrtarëve që punojnë në administratë si dhe policor, shëndetësor. Jo për rritjen e pagës sepse është vendim i shtetit, por shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të veprojw duke pasur konsideratë të interesit të madh mbi bazë të këtij ligji dhe afekton pjesën dërmuese të punësuarve të sektorit publik”.

Ndonëse pati kundërshtime, Jashari thotë se është e rëndësishme të fillojë implementimi i këtij ligji, ngase po tentohet që të rregullohet funksionimi i administratës publike për të vu në parime të barabarta sa i përket edhe pagesës.

“Ligji për Paga i takon Gjykatës Kushtetuese. Pasi ata kanë marrë vendimin për shtyrjen e masës së përkohshme deri në qershor. Megjithatë është e rëndësishme sepse janë disa ligje bazë që tentojnë me rregullua funksionimin e administratës publike në Kosovë dhe për të vu në parime të barabarta si dhe pagesën. Ka pasur ankesa të shumta te ne dhe në Gjykatën Kushtetuese për trajtimin e pabarabartë që është bërë me ligjin”.

Sipas tij, ka qenë e pamundur zbatimi i ligjit për shkak të disa defekteve, shqetësime këto edhe të sindikatave.

“Ka pasur edhe institucione që kanë shfaqur shqetësimin se si mund të zbatohet ky ligj në kohën kur është miratuar nga Kuvendi sepse ka pasur shumë pozicione zyrtare që nuk janë figuruar në ligj. Ka qenë e pamundur për një ekzekutim të këtij ligji për shkak defekteve. Ne kemi paraqit shqetësimet tona dhe vlerësimet e sindikatave që janë paraqit”, tha ai.

Të ngjashme