Avokati i Popullit: Zvarritja e lëndëve, shkelje e të drejtave – duhen deri 8.5 vjet për procedim të një lënde

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:47 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë shqyrtimit të Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017, Hilmi Jashari përmendi shkeljet e evidentuara për shkak të mosfunksionimit të sistemit ligjor, gjyqësor dhe ekzekutiv.

Vërejtjet kryesore që qytetarëve iu shkelen të drejtat e tyre, sipas tij janë:

  1. Funksionimi i sistemit gjyqësor, kanë të bëjnë me zvarritjet e lëndëve, deri 8,5 vjet merr për t’u proceduar më tutje një lëndë të merret një vendim ku janë shkelur të drejtat e njeriut.
  2. Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, mbi 20 mijë raste nuk arrijnë të ekzekutohen nga sistemi gjyqësor, që kërcënohet siguria e qytetarëve.
  3. Sistemi ligjor i vendit ballafaqohet me jokonsistencë juridike dhe mos-harmonizim të ligjeve që janë miratuar në periudha të ndryshme kohore.
  4. Në vend mungojnë dy mekanizmat e kontrolit ndaj Qeverisë, nga 94% e aktivitetit që bëhet në Kuvend i referohet miratimit të ligjeve dhe vetëm 6% i kushtohet kontrollit qeveritar”.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari kur foli për të drejtat e fëmijëve tha se problemi kryesor i të rinjve në Kosovë është droga, raporton Ekonomia Online.

“Mbi një hulumtim para disa muajsh del se është droga për shkak të mungesës të mekanizmave të institucioneve dhe mekanizmave preventivë. Mbi 85 raste kemi pasë vdekje nga droga. Mosha 22-vjeçare ka qenë që të rinjtë kanë qenë në varësi të drogës, për dy vjet kjo ka rënë në 16 vjet që të rinjtë kanë varësi nga drogat”.

Të ngjashme