Avokati i Thaçit i kundërpërgjigjet prokurorit: “Frikësimi i dëshmitarëve” është slogan, s’ka të bëjë me realitetin

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Avokati David Hooper i cili në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbron Hashim Thaçin, e ka quajtur “faul” fjalën e Prokurorit të Specializuar Jack Smith, i cili kërkoi gjykim sa më të shpejtë të të akuzuarve.

“Smith ka ardhur me deklaratë të përgatitur dhe po drejton punën e zyrës së tij. Po të kishte më shumë fokus do të na ndihmonte edhe më shumë këtu. Sistemi i nxjerrjes së materialeve mendon ai se është sistemi më i mirë i mundshëm. Nëse vendos veten në pozitë tonë e kupton që nxjerrja e materialeve është më pak funksionale dhe më pak e mjaftueshme”, është shprehur Hooper, njofton KlanKosovsa.tv.

“Është slogan, “frikësimi i dëshmitarëve”, s’ka të bëjë me realitetin e çështjes. Jo të gjithë prej tyre kanë pasur përvojat që i tha Smith. I nderuar gjyqtar, jam falënderues që ngritët kartonin e verdhë sa i përket datës së gjykimit, që kjo të mos diskutohet”.

“Ne si mbrojtës duam të sigurojmë se nuk bëhet fjalë për të caktuar datën derisa të jetë koha e duhur për ta bërë këtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme