Avokati kërkon që Veseli të lirohet nga paraburgimi

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë paraqitjes së parë në Hagë, u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha aktakuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzave”, tha Veseli para gjyqtarëve në Hagë.

Gjatë seancës avokati Ben Emmerson kërkoi që klienti i tij Veseli të lirohet deri në pritje të gjykimit.

Tutje, në deklaratën që e lexoi avokati Ben Emmerson, Veseli kërkoi nga qytetarët e Kosovës që të mos mbajnë mëri ndaj Gjykatës Speciale pasi kjo është pjesë e formimit të Shtetit.

Të ngjashme