Avokati Koci konteston legjitimitetin e trupit gjykues në rastin “Stenta 2”

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka kontestuar legjitimitetin e trupit gjykues në rastin ‘Stenta 2’.

Kjo sipas tij për shkak që me ndryshimin e Ligjit për Gjykatë nuk iu lejohet që në rastet kur lëndët janë kompetencë e Prokurorisë Speciale dhe departamentit special të gjykohen nga gjyqtarët e krimeve të rënda.

Sipas tij e kunderta mund të ndodhë në lëndët e krimeve të rënda mund të angazhohen gjyqtaret e departamentit special.

Pas kësaj vërejtje trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Kocit.

Megjithatë para ankesës se Kocit është mbajtur rreth një orë seancë gjyqësore.

Sot janë planifikuar të dëshmojnë pesë dëshmitarë. Dëshmitari i parë, Adem Ukaj, e ka përfunduar dëshminë e tij.

Ky dëshmitar në gjykatë ka treguar përvojën e trajtimit të nenës se tij rreth katër vjet me parë.

Ai tutje ka treguar se fillimisht nënën e ka dërguar në Spitalin e Pejës, por se sipas tij, i kishin thënë që ta dërgonin në spitalin turk ose atë amerikan.

Sipas Ukajt edhe në QKUK i kishin thënë se stentimi nuk mund të behej në këtë spital.

Prokurorja që e përfaqëson rastin e ka përballur dëshmitarin me dëshminë e tij dhënë në fazën e hetimeve. I ka thënë nëse e di që kardiologu i spitalit të Pejës, Sali Shala ka folur me përfaqësuesin e IMH, Astrit Bakiqi. Ai nuk e ka komentuar këtë çështje.

Kardiologu Gani Bajraktari është shprehur i pakënaqur me mënyrën se si prokurorja e rastit po i parashtron pyetje dëshmitarit Uka.

Ai ka thënë se prokurorja e rastit do të duhej ta ballafaqonte dëshmitarin se pse në dëshminë e tij në prokurori ka thënë që mjeku Sali Shala e ka udhëzuar në QKUK e tash po thotë që e ka udhëzuar në IMH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme