Avokati Koci: Politikanët që kanë nënshtetësinë e Shqipërisë nuk ua kisha besuar negocimin për viza

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Arianit Koci, avokat, ka thënë se ai nuk do t’ia besonte udhëheqjen e procesit të liberalizimit të vizave politikanëve kosovarë të cilët gëzojnë nënshtetësinë e Shqipërisë.

Koci, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se të njëjtit po ua sigurojnë pasaportat shqiptare edhe familjarëve të tyre.

“I kanë rahatu me pasaporta pa viza gratë, fëmijet, vëllëzërit, miqtë, vetën – madje në disa raste edhe dashnorët”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Koci thotë se hallin e ka tek të rinjtë, të cilët nuk po arrijnë të zhvillohen as akademikisht e as intelektualisht.

Postimi i plotë:

Asnjë politikani të Kosovës që e ka nënshtetësinë e Shqipërisë, nuk ia kisha besuar negocimin e liberalizimit e vizave.

I kanë rahatu me pasaporta pa viza gratë, fëmijet, vëllëzërit, miqtë, vetën – madje në disa raste edhe dashnorët.

Natyrisht, nuk e kanë as idenë më të vogël se në çfarë mundimesh, poshtërimësh dhe shpenzimesh kalon qytetari i zakonshëm, me rastin e aplikimit për viza.

Për më tepër, mundi shumë shpesh shkon huq.

Nē fakt, më së shumti po më dhimbset rinia.

Po pengohen në shkollim, zhvillim intelektual dhe shëtitje; nuk po zhvillohen në kushte të barabarta, me moshatarët e regjionit.

Thjesht, po diskriminohen.

Të ngjashme