Avokati: Milaim Zeka do të lirohet

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 10:07 | Nga

Avokati i deputetit të Nismës për Kosovën Milaim Zeka, Gazmend Halilaj, ka deklaruar se nuk pret që klienti i tij të dalë para gjykatës, pasi, sipas tij, prokurori do të nxjerrë një vendim të arsyeshëm dhe të kërkojë që ai të lirohet menjëherë.

Halilaj u shpreh shumë optimist se Zeka do të lirohet pa seancë, duke besuar se do merret vendimi i arsyeshëm dhe në mënyrë të thjeshtë, që Policia ta lirojë atë pasi nuk kanë prova që inkriminojnë klientin e tij.

‘Unë po pres që ai të mos dalë hiç para Gjykatës, për shkak se prokurori do të nxjerrë një vendim të arsyeshëm i cili nuk bën kurrfarë propozimi, mirëpo eventualisht nëse do të dalë ndodh brenda 48 orëve”, u shpreh Halilaj për Gazetën Metro.

Avokati i deputetit edhe dje u shpreh i bindur se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka prova që do ta inkriminonin Zekën, mirëpo ndaj klientit të tij iu shqiptua masa e ndalimit nga prokurori i rastit.

E arrestimi i Zekës ka të bëjë me dyshimin për përfshirjen në veprën “mashtrim dhe ikje nga tatimi”, që lidhet me çështjen e mashtrimit me viza për qytetarët kosovarë.

Ndryshe, çështja e mashtrimit me viza u raportua javë më parë, ndërkaq u dhanë dëshmi për lidhjet e deputetit Milaim Zeka me personin kryesor të kësaj agjencie, Ilir Krasniqin, i cili tani ndodhet në paraburgim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme