Avokati përshkruan Thaçin duke cituar presidentin Biden dhe senatorin Bob Dole

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Avokati David Hooper, para Prokurorit të Speciales ka përshkruar ish-presidentit e Kosovës, Hashim Thaçi duke cituar fjalët e senatorit amerikan Bob Dole, raporton Ekonomia Online.

“Të them disa fjalë për Thaçin, si një person që i ka shërbyer vendit të tij në luftën për në paqe. Më mirë do të bazohesha në librin e senatorit amerikan Bob Doyle, dhe e citoj atë se çfarë ka thënë për z.Hashim Thaçin. Ai ka thënë dhe citoj: Kosova ka kaluar një rrugëtim të pabesueshëm dhe një person ka qenë kritik për këtë arritje të Kosovës dhe ky person është Thaçi”, tha avokati Hooper gjatë seancës gjyqësore.

Gjithashtu avokati i Thaçit nuk u ndal me aq duke shtuar se edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur Hashim Thaçin si “George Washingtoni i Kosovës”.

“Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, tash president i zgjedhur i SHBA-së, e ka quajtur z. Thaci George Washingtonin e Kosovës”, ka thënë Hooper.

Të ngjashme