Azemi: Haradinaj qeverisë me punë, ju me llafe

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka thënë se përgjatë 22 vite gati të lirisë, Ramush Haradinaj gati gjysmën e saj e kaloi në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, ndërsa për më shumë se dy dekada qeverisje, ai ishte rreth dy vite në krye të qeverisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se përpjekjet e pushtetit aktual për t’ia faturua qeverisjen 20-vjeçare Haradinajt, janë jonjerëzore dhe tentim për t’i mbuluar skandalet në baza ditore.

“Përpjekjet për t’ia faturu qeverisjen 20-vjecare Ramush Haradinajt, përveç që nuk është e ndershme, është tentim për t’i mbuluar skandalet dhe dështimet në baza ditore të qeverisë aktuale në Kosovë. Secili qytetarë i Republikës sonë, edhe përtej kufijve të saj, e di se gjysmën e viteve të lirisë sonë, Ramush Haradinaj ka qenë në përballje me (pa)drejtësinë ndërkombëtare, domethënë në Hagë ku e dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së. Prej 20 vjet qeverisje, Ramush Haradinaj ishte në krye të qeverisë më pak se tri vjet. Kuptojeni, tri vjet qeverisje pernime!”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se nëse flasim për pushtetin në kuptimin e plotë të fjalës, AAK asnjëherë nuk ka qenë në pushtet. 

“Nëse flasim për pushtetin në kuptimin e plotë të fjalës, mund të themi se AAK-ja nuk ka qenë në pushtet asnjëherë, pra partia e vetme nga ato të mëdha në Kosovë që nuk ka qenë në pushtet, pavarësisht se ka udhëheq me qeverinë si rezultat i koalicioneve, por fuqinë e numrave nuk e ka pasur asnjëherë, rrjedhimisht as fuqinë vendimmarrëse”, është shprehur ai.

Sipas Azemit, për aq kohë sa Haradinaj ishte në pushtet, Kosova për herë të parë u trajtua me seriozitet nga ndërkombëtarët. 

“Duke parë nivelin e komunikimit politik në Kosovë, edhe mund të mos pranohet, por Haradinaj si kryeministër për një kohë të shkurtë arriti ta bëjë Kosovën faktor në dialogun me Serbinë, pra për herë të parë ndodhi që vendet e fuqishme ta trajtojnë shtetin tonë me seriozitet. Për aq kohë sa ishte kryeministër, Haradinaj i hoqi temat e rrezikshme për shtetin tonë që kishin zënë vend në tavolinën e bisedimeve. Ushtrinë e bëri me Amerikën atëherë kur NATO ishte shumë skeptike. Kryeqyteti u bë me ligj, Trepça dhe pavarësimi energjetik”.


“Pra, kushdo që flet për qeverisjen 20-vjecare në Kosovë, për Haradinajn mund të flasim për ato muaj sa ishte në qeverisje, madje është edhe krenari me i kujtua ato ditë sepse ndodhën vendime të rëndësishme për vendin”, ka shtuar Azemi.Azemi ka përmendur edhe komunat me të cilat qeverisë AAK-ja, ku sipas tij, nuk është rastësi që secila prej tyre është kampione. “Përveç kësaj, Komunat në të cilat qeverisë AAK-ja, papërjashtimisht, janë shembulli më i mirë i qeverisjes lokale. Secila kampione. Sikurse e kemi thënë disa herë; rastësisht mund të ndodh në një ose dy komuna të kemi performancë të shkëlqyer, por jo në të gjitha. Pra, AAK-ja dhe lideri i saj, Haradinaj kanë dëshmuar se kur bëhet fjalë për të përgjithshmen, kapërcejnë secilin interes të ngushtë, edhe vetveten”, ka përfunduar Azemi. 

Të ngjashme