Azemi ironizon me zv.kryeministrin: “Erlli Dita” me heqë dorë nga sovraniteti

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili deklaroi dje se janë dakorduar me Serbinë për targat.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se dje Qeveria Kurti ka pranuar heqjen e e sovranitetit të shtetit në veri.

“Pranojnë ta heqin sovranitetin në veri, e legjitimojnë Rezolutën 1244, heqin Policinë, i pranojnë targat ‘Kosovska Mitrovica”, edhe hyxhym para kamerave me dhënë myzhde; e bëmë marrëveshjen, veç Serbia s’ka pranue ende”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se është fat i madh për Kosovën që VV nuk ishte në pushtet në kohën e proceseve të rëndësishme.

“Fat i madh që këta s’kanë qëllue në pushtet në procese të rëndësishme të Kosovës”, është shprehur Azemi.

Të ngjashme