Azemi për videon e Kurtit: I frikësuar e nervozuar, fton qytetarët në mashtrimin e radhës

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi e ka komentuar paraqitjen e Kryeministrit Albin Kurti në një video adresuar qytetarëve të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij ën Facebook, Azemi ka thënë se Kurti për të satën herë po bënë përpjekje për t’i mashtruar qytetarët, sidomos aktivistët.

“Paraqitja e kryeministrit Kurti në videon e mbrëmshme, shpërfaq shumë frikë dhe plot nervozizëm. Tamam si një opozitar e jo pushtetar. Kurti për të satën herë bënë përpjekje t’i mashtrojë qytetarët, sidomos aktivistët. Gjithnjë thirret në rezultatin e 14 shkurtit, besim ky i kthyer në zhgënjim, sepse në secilin veprim e vendim të qeverisë të cilën e drejton Kurti, kemi shpërputhje të plotë me premtimet e para 14 shkurtit, andaj është aspak e ndershme me i fton qytetarët më mashtrimin e radhës”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se Kurti qeverisë me akraballëk e jo me anëtarë e aktivistë të partisë, kjo dihet botërisht.

“Kurti në adresimin e tij i bënë thirrje aktivistëve për ndezjen e turbinave sepse sipas tij, do të qeverisin bashkë. Jo, secili qytetarë e aktivistë e ka kuptuar se Kurti qeverisë me akraballëk, jo me aktivistë e anëtarë të partisë. Pra, me familjarë dhe kjo dihet botërisht”, është shprehur Azemi.

Sipas tij, Kryeministrit Kurti nuk i interesojnë Komunat e Kosovës, për ta kuptuar më saktësisht këtë, shihni sa vizita i ka realizuar nëpër Komunat prej kur është bërë Kryeministër.

“Partia të cilën e drejton Kurti e që është në pushtet, nuk ka program në asnjë Komunë, jo pse nuk kanë pasur kohë të hartojnë programe, porse Kurtit nuk i interesojnë Komunat. Shih sa vizita i ka bërë nëpër komuna për këto muaj në krye të qeverisë dhe e kuptoni sa i bënë atij për Komunat e Kosovës, madje edhe aty ku ka qeverisë në këtë mandat”, ka shtuar ai.

Azemi ka bërë thirrje për reflektim, duke ftuar qytetarët të pranojnë se janë mashtruar dhe të mos lejojnë mashtrimin e radhës sepse kjo e ka koston e lartë për të ardhmen e përbashkët. 

“Secili nga ne duhet të bëjë përpjekje të pranojë se jemi mashtruar, assesi nuk duhet të lejojmë që për inate politike të mashtrohemi sërish e sërish. Kjo e ka koston e lartë për ne, familjet tona, për shtetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, ka përfunduar Azemi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme