Bahri Cani: Aspak serioze që Kurti të ankohet te Pence për Grenellin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Aspak serioze e ka vlerësuar gazetari shumëvjeçar Bahri Cani, letrën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti të cilën Klan Kosova mëson se i ka dërguar Zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence për t’u ankuar ndaj emisarit special Richard Grenell.

Cani u shpreh se do të ishte më mirë që kjo gjë të kishte ndodhur para se të shkarkohej Qeveria Kurti, ndërsa do ishte edhe më mirë sikur liderët të mos akuzonin njëri-tjetrin në forma të tilla, njofton Klan Kosova.

”Është qesharake që një kryeministër të ankohet tek zëvendëspresidenti amerikan se përfaqësuesi i Presidentit amerikan nuk qenka i informuar mirë për çështjet e Kosovës, edhe atë në momentin kur kryeministri dhe Qeveria është në dorëheqje”.

”Do të ishte shumë më mirë që kjo të kishte ndodhur më parapara, pra para se të shkarkohej Qeveria”.

”Do të ishte më mirë që Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Kosovës të ulen bashkë dhe të bëjnë një strategji të përbashkët se si ta zgjidhin problemin e Kosovës dhe jo ta akuzojnë njëri-tjetrin në SHBA apo në Bruksel sepse kjo jep një pasqyrë shumë të errët të zhvillimeve politike në Kosovë”.

Të ngjashme