Bahtiri: AKR nuk po negocion me koalicionin PAN-in

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 18:32 | Nga

Agim Bahtiri, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se partia e tij nuk është duke negociuar për një koalicion paszgjdhor me koalicionin PDK-AAK-NISMA.
“Jo, asnjë diskutim nuk është bërë në këtë drejtim”.

“Dje jam takuar me Behgjet Pacollin, kemi diskutuar gjatë për këtë çështje, është punë e kryer ne nuk shkojmë në koalicion ku janë Partia Demokratike të Kosovës”.

“Unë do ta jap pëlqimin tim për të shkruar në PDK – ky opsion do të dështojë gjithmonë”.

Kështu ka thënë Bahtiri, në Klan Kosova.

Tutje Bahtiri ka thënë se vendimet do t’i marrin si koalicion dhe jo në mënyrë individuale.

“Ne jemi koalicion dhe si koalicion do t’i marrim vendimet”.

“Vendimet do t’i marrim pasi të certifikohen zgjedhjet dhe kur ta diskutojmë sa deputetë i kemi”.

“Pastaj do të ulemi dhe do të diskutojmë se cilit grup apo parti do t’i bashkangjitemi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme