Bahtiri ia dorëzon Thaçit peticionin për “bashkim”, kërkon nga Haradinaj ta merr seriozisht

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 11:08 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës” me 16 594 nënshkrime të qytetarëve.

Bahtiri tha se përveç kryeministrit të gjithë e kanë përkrahur peticionin ndërkaq ka bërë thirrje që të merret seriozisht përndryshe do të vendos vetëm me qytetarë, raporton Ekonomia Online.

“Ne ja dorëzuam peticionin dhe kërkuam nga presidenti që ta dërgoj në kuvend dhe që vendimi të merret sa më shpejt që është e mundur”.

“Ne jemi te zhgënjyer që nuk është bërë asgjë për Mitrovicën. Në kërkojmë që pushteti lokal t’i kthehet Mitrovicës sepse pjesa veriore po udhëhiqet nga struktura paralele”.

“Mjaft me përplasje brenda institucioneve. Unë e kom ndërmend qe ta dorëzoj këtë peticion edhe  ne grupet parlamentare”.

“Unë ja bëjë me dije  kryeministrit që Mitrovica është e bashkuar. Me përjashtim të kryeministrit të gjithë e kanë përkrahur peticionin”.

“Unë ju them që ta marrin seriozisht dhe mos të më detyrojnë të shkoj ma tutje që të vendos vetëm me qytetarë”.

Peticioni i nënshkruar nga 16,594 qytetarë të Mitrovicës Jugore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave nuk ka gjetur mbështetje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Kjo ministri, në mendimin e publikuar rreth kësaj çështjeje, ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri deklarohet për medie pasi ka dorëzuar te presidentit Hashim Thaçi peticionin “për bashkimin e qytetit të Mitrovicës”

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, February 21, 2019

Të ngjashme